Rolando Maran doli para gazetarëve në prag të përballjes së Shqipërisë me San Marinon në Ligën e Kombeve, ku foli për ecurinë e skuadrës, portierin që do të aktivizohet dhe situatën e Kerjotës.
None found
I pyetur për vlerësimin e tij ndaj San Marinos dhe paraqitjet e ekipit, trajneri italian theksoi se nuk ekzistojnë ndeshje të parëndësishme. Ai pranoi se në transfertë skuadra uli ritmin pas një nisjeje të mirë, ndërsa golin e cilësoi si pasqyrim të punës së bërë deri tani.
“Me pak fjalë, më vjen të rrënqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta. Në transfertë ndaj San Marinos e ulëm disi ritmin, edhe pse 20 minutat e para ishin shumë të mira dhe shënuam. Ishte një top llogarie për atë që kemi bërë deri tani. Besoj se kemi bërë progres të rëndësishëm që nga ndeshja e parë e në vazhdim.
Në sfidën e parë me San Marinon, pasi e kishim siguruar fitoren, na u desh të kryenim disa ndryshime edhe për të menaxhuar lodhjen. Kjo mënyrë veprimi na ndihmoi shumë kundër Finlandës, ku luajtëm për një kohë të gjatë me 10 lojtarë. Synimi im është që skuadra të zbatojë atë që kemi përgatitur. Jam shumë i kënaqur me atë që kam parë, me dëshirën dhe përkushtimin e lojtarëve për të qenë aktivë në çdo minutë të stërvitjes dhe gjatë analizave me video.
Nuk është e lehtë të krijosh menjëherë kiminë në një grup, por mendoj se ia kemi dalë. Te lojtarët shoh këtë dëshirë përpara një skuadre që po rritet. Për këtë arsye jam shumë i kënaqur”, u shpreh Maran.
Sa i përket portierit që do të luajë ndaj San Marinos, trajneri konfirmoi Mario Dajsinanin. Maran tha se gabimet janë pjesë e lojës, por te portierët ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultat.
“Të gjithë lojtarët mund të gabojnë. Te portierët situata është pak më vendimtare, pasi gabimi mund të ketë ndikim edhe në rezultat. Unë kam besim të plotë te të gjithë lojtarët dhe portierët që kam në dispozicion.
Më vjen keq që nuk do të kem Etrit Berishën, i cili është i pezulluar pas kartonit të kuq, ndërsa Alen Sherri doli me një problem muskular nga ndeshja me Finlandën. Mund ta konfirmoj se do të luajë Mario Dajsinani. Do të doja t’i kisha të dy portierët në dispozicion, por besoj se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për Dajsinanin dhe kam shumë besim tek ai”, deklaroi trajneri i Shqipërisë.
Maran foli edhe për Kerjotën, duke nënvizuar se lojtari ka cilësi që mund ta bëjnë të vlefshëm për ekipin, edhe pse deri tani nuk ka pasur mundësinë të marrë minuta.
“Kerjota ka karakteristika që mund ta ndihmojnë skuadrën. Samuele Sina e pati mundësinë të niste si titullar dhe të njëjtin shans mund ta kishte pasur edhe Kerjota. Më vjen keq që nuk kam mundur t’i jap hapësirë, sepse është një lojtar që doja ta njihja më shumë. Më pëlqen dhe ka cilësi.
Kur një grup është kaq i konsoliduar, është pak e vështirë të bëhesh pjesë e tij. Gjithsesi, është pozitive që ai ka qenë pjesë e stërvitjeve. Nuk mund të them se rasti i tij është mbyllur, pasi në të ardhmen mund të krijohen hapësira. Lojtarëve u kam komunikuar vendimet e mia dhe jam i vetëdijshëm për gjithçka që kemi diskutuar dhe dakordësuar”, përfundoi Maran.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar qytetarët që po vazhdojnë protestën dhe u ka bërë thirrje të qëndrojnë të…
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur sot para mediave në protestën që po…
Sistemi i pensioneve në vend është nën presion fiskal strukturor dhe nëse nuk ndërmerret asgjë në vitin 2030, deficiti do…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot një takim me një delegacion të kongresmenëve dhe kongresisteve amerikane, ku në…
Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Eric Wendt ka takuar…
Policia në Durrës ka vënë në pranga Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në këtë qytet, Elisabeta Mataj, që…