Trajneri Rolando Maran, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, analizoi fitoren e Kombëtares ndaj Bjellorusisë, duke vlerësuar reagimin e skuadrës pas minutave të para të vështira.
Maran tha se ekipi arriti të përshtatej me presionin e kundërshtarit dhe të gjente hapësirat e nevojshme për të shënuar.
None found
Tekniku italian theksoi se skuadra tregoi identitet dhe arriti të përshtatej me mënyrën e lojës së Bjellorusisë.
Maran vlerësoi edhe statistikat e krijuara nga Kombëtarja, duke veçuar numrin e rasteve të krijuara në zonën kundërshtare.
“Në fakt ishte një skuadër që të vendoste në vështirësi. çdo ndeshje ka disa zgjidhje momentale faktikisht. Ishte skuadër që niste topin shpejt dhe duhet të gjenim ne hapësirën për t’i penguar dhe për ta përdorur në funksionin tonë. E prisja që do të ishin 10-15 minutat e para në vështirësi, duke qenë se ishte skuadër që në gjashtë ndeshjet e fundit ka marrë rezultat pozitiv. Kemi arritur të gjejmë zgjidhje, duke u organizuar në mesfushë dhe më pas na ka çuar dhe tek ato hapësira që gjetëm për të shënuar. Morëm masat e duhura pas momenteve të vështirësisë, që më pas na çuan drejt suksesit. Është normale që nuk niset asnjëherë ndeshja në 100% e vet, sidomos për një skuadër të tillë që ka pasur rezultate pozitive. Por më pas vijoi duke u rritur intensiteti, performanca dhe paraqitja e skuadrës. Sigurisht do të ketë gjithmonë momente të vështira në një ndeshje. Ata ishin skuadër që presonin shumë lart, por ishim të aftë dhe morëm masat e duhura për të mos rrezikuar në momente specifike. Dhe arritëm të gjejmë distancat e duhura më pas, për të bërë një lojë të mirë.
Nuk mund të jap përqindje specifike, por mendoj se gjërat që kemi punuar përgjatë gjithë javës, lojtarët kanë qenë të aftë për t’i vendosur në fushë. Sigurisht kemi pasur momente vështirësie, kemi vuajtur, sigurisht kemi bërë edhe gjëra të mira. Mendoj që skuadra dallohej për fizionominë e saj dhe kishte identitet. Besoj se 20 herë që jemi futur në zonë, është një statistikë e mirë. Sidomos kundër një skuadre që vinte nga gjashtë rezultate pozitive. Skuadër që na krijoi vështirësi dhe e prisnim, por kemi arritur të marrim masat e duhura për të mos rrezikuar.
Sinjal pozitiv që kemi arritur të fitojmë sot. Një fitore e merituar që na çon drejt objektivit që kemi. Ta nisësh mirë një rrugëtim të tillë, ndihmon edhe nga aspekti moral. Skuadra vinte nga një periudhë e vështirë, skualifikimi nga Botërori dhe dy miqësore që nuk patëm kohë për t’u përgatitur. Fitore e merituar dhe sigurisht që jep sinjal pozitiv për objektivin që kemi për të qenë të parët në grup”, u shpreh Maran.
Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të…
Një aksion i Prokurorisë Speciale është duke u zhvilluar në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve për dyshime për…
Sot, bashkatdhetarët në diasporë pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve…
Në fshatin Pojan të Maliqit, një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë. Si pasojë, është djegur në fyturë shtetasi…
Deponia e Bukovës, ku Ohri dërgon mbeturinat, ka helmuar banorët dhe turistët pothuajse gjithë verën. Edhe pse ndodhet rreth 20…
Michael Olise është shndërruar në një kohë rekord në një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të spikatur të…