Zbulohet vendimi përfundimtar i Real Madridit për zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madrid thuhet se ka marrë vendimin përfundimtar se kush do të zëvendësojë trajnerin Carlo Ancelottin në verën e vitit 2025.

Sipas mediumit spanjoll Relevo, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është favoriti kryesor ose i zgjedhur i drejtuesve.

Alonso njoftoi të premten se do të qëndrojë në Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, duke përjashtuar veten nga stoli i Bayern Munich dhe Liverpool.

Bayerni dhe Liverpooli nuk kanë një trajner që do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm pasi Thomas Tuchel dhe Jurgen Klopp largohen në fund të sezonit, ndërsa Reali nuk do të jenë në një kërkim të trajnerit deri kur Alonso të bëhet i disponueshëm në 2025.

Në dhjetor, Real Madridi zgjati kontratën e Ancelottit deri në verën e vitit 2025. Marrëveshja e mban atë në punë derisa Alonso të marrë drejtimin e Los Blancos.

Alonso ka udhëhequr Bayer Leverkusen drejt pozitës së parë në Bundesliga, teksa ka një seri prej 38 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. /Telegrafi/


Shtuar 30.03.2024 16:59