Zbulohet rroga marramendëse e Jose Mourinhos në Turqi

Zbulohet rroga marramendëse e Mourinhos në Turqi.

Jose Mourinho u zyrtarizua ditë më parë në mënyrë madhështore nga Fenerbahçe.

Trajneri portugez u prit si hero në Turqi, ndërsa interesimi për këtë ligë është shtuar pikërisht për impaktin që e solli ai, shkruan “Gazeta Express”.

E klubi turk sot e ka zbuluar edhe rrogën marramendëse që do ta marrë “Special One” në Stamboll, një arsye që e bindi më shumë për të përfunduar në Superligën turke.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me zotëri Jose Mario Dos Santos Mourinho Felix për ta drejtuar skuadrën e parë për sezonet 2024-25 e 2025-26 për një shumë prej 10,5 milionë eurosh në vit”, shkruan Fenerbahçe në faqen e vetë zyrtare.

Kjo nënkupton se trajneri portugez, i cili së fundmi e udhëhoqi Romën, do t’i marrë në total plot 21 milionë euro në eksperiencën e tij turke.


Shtuar 5.06.2024 16:02