Zbulohet personi i rëndësishëm që bindi Ronaldon t’i bashkohet Man United (FOTO LAJM)

Manchester United është në pergatitje zyrtare të kontratës për Cristiano Ronaldon!

Ish-trajneri Sir Alex Ferguson ka folur me Cristiano Ronaldon që ta bind që të transferohet në Manchester United.

Trajneri legjendar i Dijajve të Kuq ka një marrëdhënie të mirë me Ronaldon, të cilin e nënshkroi kur ishte i ri dhe e ndihmoi që të shndërrohej në një nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan Mirror.

Së bashku, dyshja fitoi shumë tituj të Premier Leagues dhe Ligën e Kampionëve, me Ronaldon që fitoi Topin e Artë, para se të transferohej në Real Madrid.

Menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, pritet që ta ketë në dorë së shpejti kontratën e ofruar nga United për Ronladon, ku bëhet e ditur se Paul Pogba aktualisht nuk është i përfshirë në asnjë bisedë.

‘Man City është jashtë garës për Cristiano Ronaldon’, ka shkruar Fabrizio Romano.

Ndërsa, garën për shërbimet e portugezit e kanë fituar ‘Djajtë e Kuq’, pasi ‘Qytetarët’ nuk arritën që t’i përmbushin kërkesat e ish yllit të Juventusit


Shtuar 27.08.2021 17:14