Zbulohet oferta e bujshme e Man United për Casemiro

BBC raporton për një ofertë të bujshme që Manchester United i ka paraqitur brazilianit Casemiro.

Futbollisti i lindur në vitin ’92 u ka bërë me dije shokëve të skuadrës se djajtë e kuq i kanë ofruar një pagë dyfishi të asaj aktuale, 10 milionë neto në sezon dhe se po reflekton për këtë ofertë.

Casemiro ka veshur fanellën e Real Madridit për nëntë sezone. /albeu.com/


Shtuar 18.08.2022 16:09