Zbulohet gjyqtari që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri-Serbi

Gjyqtari rumun Istvan Kovaks, do të vendosë drejtësi në përballje Serbi-Shqipëri. UEFA-a ia ka besuar 41-vjeçarit gjykimin e kësaj përballjeje delikate.

Kovash është një ndër arbitrat më të mirë në Europës, teksa po ashtu atij iu besua edhe gjykimi i finales së Champions Ligës mes Paris Sent Zhermenit dhe Interit.

Në një atmosferë të ngarkuar nga tensionet politike dhe kujtimet e përplasjeve të kaluara, ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, UEFA ia ka besuar drejtësinë e kësaj përballjeje një arbitri ekspert dhe me eksperiencë.

Institucioni më i lartë i futbollit në kontinent, ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka përzgjedhur një nga arbitrat më të besuar të saj, për të vendosur drejtësi në fushën e lojës.

Rumuni Istvan Kovaks, është caktuar nga UEFA për të drejtuar këtë përballje të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. 41-vjeçari, i njohur për profesionalizmin dhe autoritetin në fushë, është ndër arbitrat më të mirë të kontinentit.

Më herët, Kovacs ka gjykuar finale të rëndësishme në arenën europiane, përfshirë edhe atë të Champions League, mes PSG-së dhe Inter-it.

Krahas Kovacs, në këtë sfidë do të jenë të pranishëm edhe tre gjyqtarë të tjerë rumunë. Bëhet fjalë për Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi si asistentë, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Horatiu Feșnic.

Në dhomën e VAR-it do të operojnë gjermanët Bastian Dankert dhe Pascal Muller, duke garantuar kontroll maksimal mbi vendimet e fushës.

Për shkak të klimës së tensionuar dhe frikës nga huliganët, ndeshja është zhvendosur nga Beogradi në Leskovac. Qyteti në jug të Serbisë, ofron një ambient më të kontrolluar për organizimin e sfidës.

Stadiumi “Dubocica”, i cili zakonisht pret ndeshje me një publik modest, këtë herë do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Federata Serbe e Futbollit, ka vendosur që të mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për këtë përballje.

Në tribunat e stadiumit do të jenë të pranishëm vetëm 6500 tifozë, të gjithë me ftesa të përzgjedhura, shumica prej tyre të rinj nga akademitë e futbollit dhe përfaqësues të institucioneve sportive.

Serbia gjithashtu, është e ndëshkuar nga FIFA me një reduktim të 20% të kapacitetit të stadiumit, si pasojë e incidenteve të mëparshme, të shkaktuara nga huliganët serb.

Për të garantuar mbarëvajtjen e takimit, FIFA ka dërguar edhe dy oficerë ndërkombëtarë sigurie, të cilët do të asistojnë autoritetet vendase në monitorimin e çdo detaji organizativ dhe të rendit.

Anglia kryeson grupin K me 15 pikë të plota. Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Serbia, me një ndeshje më pak, ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë. Në fund të grupit renditen Letonia me 4 pikë dhe Andorra, ende pa asnjë pikë.

 


Shtuar 9.10.2025 14:24