Zbulohet emri i grupit kriminal që rrëmbeu prindërit e yllit të Liverpool

Qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se babai i yllit të Liverpoolit, Luis Diaz nuk është gjetur ende, pasi u rrëmbye nga një grup i armatosur.

Sipas qeverisë së Kolumbisë, National Liberatoin Army apo ndryshe në gjuhën shqipe, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) është grupi kriminal përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të Diaz.

Babai i yllit të Liverpool, Luis Manuel Diaz, është zhdukur prej disa ditësh. Edhe nëna e Diaz ishte rrëmbyer, por ishte liruar brenda disa orëve, ndërkaq babai i Diaz ende mbetet i zhdukur.

Ende nuk dihet ende motivi i ELN për të rrëmbyer prindërit e Diaz, sidoqoftë, dyshohet se qëllimi kryesor është përfitimi financiar./albeu.com/


Shtuar 3.11.2023 13:55

Tags: ,