Zbulohet data, ja kur do të shpaloset kalendari i Serie A 2021/2022

Asambleja e ligës italiane të futbollit ka konfirmuar që lista e ndeshjeve për Serinë A 2021-22 do të shpaloset më 14 korrik.

20 ekipet u takuan përmes një video konference sot dhe trajtuan tema të ndryshme në rendin e ditës.

Klubet miratuan caktimin e të drejtave audiovizive të Kupës së Italisë, që ishin objekt i negociatave private javët e fundit, në disa vende të huaja.

Më në fund, prezantimi i kalendarit të Serisë A 2021-22 u konfirmua të bëhet më 14 korrik.


Shtuar 8.07.2021 16:41

Tags: ,