Zbulohen pikët e Shqipërisë për ‘Best Player Award FIFA” (FOTO LAJM)

Robert Lewandowski fitoi për të dytën herë radhazi çmimin e ‘Best Player Award FIFA’.

Por ‘MARCA’ ka nxjerrë listën se si kapitenët e kombëtareve dhe trajnerët kanë votuar për secilin nga tre finalistët.

Për kombëtaren tonë ka votuar kapiteni Etrit Berisha dhe trajneri Eduardo Reja.

Berisha i ka dhënë pikët maksimale (5 pikë) Messit, Lewandowskit (3 pikë) dhe Haaland (1 pikë).

Ndërsa Edi Reja i ka dhënë pikët maksimale Jorginhos e më pas, Lewandowskit 3 pikë dhe Messit 1 pikë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 22:53