Zbulohen detajet, Fede Valverde hodhi poshtë disa klube të mëdha evropiane për Real Madridin

Federico Valverde nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi. Sipas MARCA-s, kapiteni i skuadrës madrilene refuzoi gjatë kësaj vere disa oferta nga klube të tjera, pasi synon ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

Të lidhura

None found

E ardhmja e tij ishte vënë në pikëpyetje pas përplasjes së bujshme që pati në stërvitje me Aurelien Tchouameni sezonin e kaluar. Në atë periudhë u raportua se njëri prej mesfushorëve kryesorë mund t’i jepte fund qëndrimit te klubi.

Tchouameni, megjithatë, vendosi ta rinovonte marrëveshjen me “Los Blancos”, edhe pse për të kishte shfaqur interesim Manchester United. Ndërkohë, edhe Valverdes iu paraqitën disa mundësi për ta vijuar karrierën në një skuadër tjetër.

Mesfushori uruguaian, i cili tashmë mban shiritin e kapitenit të parë të Real Madridit, i përjashtoi menjëherë të gjitha opsionet për transferim. MARCA bën të ditur se ai nuk i shqyrtoi seriozisht ofertat që mori.

Prioriteti i Valverdes mbetet vazhdimi i rrugëtimit në Madrid, ku pritet të ketë peshë të madhe në ekip edhe nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Në prag të takimit të parë të La Ligës kundër Espanyolit, parashikohet që uruguaiani të formojë dyshen e mesfushës me përforcimin e ri, Bernardo Silva.

Gjithsesi, Mourinho nuk e ka vendosur ende se cili është roli më i përshtatshëm për Valverden, duke qenë se futbollisti mund të angazhohet në disa pozicione.

Përveç rolit në qendër të fushës, ai mund të luajë në të djathtë të repartit ofensiv, por edhe si mbrojtës i krahut të djathtë.

Refuzimi i ofertave dëshmon sërish lidhjen dhe rëndësinë që Valverde i kushton Real Madridit, skuadër në të cilën tashmë është emëruar kapiteni i parë.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbet