Zbulohen 7 yjet që do të largohen në janar nga Man United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është i përgatitur të shesë shtatë lojtarë në janar.

Plani i trajnerit norvegjez është që të grumbullojë shumën e duhur të parave për të blerë një mesfushor.

Sipas The Sun, plot shtatë lojtarë rrezikojnë të largohen në merkaton e dimrit.

Donny van de Beek, Jesse Lingard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë emrat e lojtarëve që Solskjaer është gati t’i largojë.

Bisedat për të gjetur një sistemim për këta lojtarë pritet të zhvillohen në muajt para merkatos së janarit. /albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 09:11