Zaniolo në radarët e Tottenham, klubi anglez gati të nisë negociatat

“Il Tempo” ka folur rreth të ardhmes së Nicolo Zaniolo.

Tottenham nuk heq dorë nga talenti i Romës. Drejtori sportiv i klubit anglez, Fabio Paratici, është duke mbajtur kontaktet e gjalla me Romën për shërbimet e Zaniolos.

Ende nuk ka asgjë konkrete, por mesohet se së shpejti do të ketë një takim me Pinton e Romës për të ndezur negociatat./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.08.2022 15:47