Zambrotta: Shpresoj që ky të jetë Botërori i Messit

Gianluca Zambrotta, ish-kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka folur për Kupën e Botës në Katar 2022.

“Të shohësh dy Kupa Bote pa Italinë është një turp i madh. Me Brazilin dhe Gjermaninë skuadra jonë është ajo që ka fituar më shumë dhe dhemb mungesa e saj. Mancini bëri një punë të shkëlqyer, edhe pse nuk mundi të kualifikohej, me të fituam Kampionatin Europian dhe të arrijmë sërish në Final Four të Ligës së Kombeve. Italia do të kthehet, sigurisht pak nga pak, por do ta bëjmë”, tha Zambrotta.

I pyetur se cilat skuadra janë favorite, ai tha: “Ato që i njohin të gjithë, Brazili, Franca dhe Gjermania.

Por, unë shpresoj të jetë Botërori i Messit. Isha me fat që të luaja me të dhe e vërteta është se ai ishte një shok i madh në skuadër. Do të doja ta shihja atë të ngrinte trofeun që i mungon, do të ishte një shpërblim i drejtë për kontributin që ai ka dhënë në futboll. Ai është gjeni, si Maradona. Lojtarë si Messi lindin vetëm një herë në 30 vjet”, ka përfunduar ish-lojtari italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2022 10:21