Zambrotta: Sakrifikimi i Lukakut ishte një gabim nga Interi

I ftuar në rubrikën e “Gazzetta dello Sport”, Gianluca Zambrotta, ish-mbrojtësi i Italisë foli për lamtumirën e Lukakut.

“Të sakrifikosh Lukakun për bilancin ekonomik ishte një gabim. Kjo gjë duket dhe te Lautaro, ku bashkë me belgun bënin një dyshe të frikshme në sulm për çdo mbrojtës.

Nuk mendoj se problemi është totalisht te sulmi pasi dhe Dzeko ka shënuar 14 gola, edhe Correa është i rrezikshëm, por ideja është se Lukaku ka mënyrë tjetër loje që përshtatet shumë me zikaltërit.

Gosens? Ai bëri një punë të shkëlqyer te Atalanta. Gosens apo Theo Hernandez? Vështirë të zgjedhësh, të dy shtyjnë në fazën sulmuese dhe kanë shumë personalitet”, është shprehur Zambrotta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.03.2022 19:06