YouTuberi për pak nuk ia theu këmbën Kakas me një ndërhyrje të ashpër

Katari organizoi një spektakël futbolli të quajtur Hope For Charity, në të cilin shumë yje nga bota e futbollit, si dhe nga industria e argëtimit, luajtën për ekipet e quajtura Team AboFlah dhe Team Chunkz.

Emri më i madh në fushë ishte ish-fituesi i Topit të Artë, Ricardo Kaka, që ka bërë karrierë te Milani dhe Real Madridi.

Kjo nuk i bëri përshtypje YouTuberit dhe influencues iShowSpeed, i cili gjithashtu pati mundësinë të luante në këtë ndeshje.

Amerikani që u bë i famshëm duke bërë intervista me lojtarë të njohur, ishte gati ta lëndonte rëndë legjendarin Kaka.

Braziliani e mori topin drejt portës në një veprim, dhe më pas Speed ​​erdhi nga pas me një shpejtësi duke vrapuar rreth njëzet metra dhe rrëshqiti drejt e në këmbët e brazilianit.


Shtuar 23.02.2024 23:12