Ylli i ri i Real Madridit, Brahim Diaz, do ta lërë Spanjën që të bashkohet me vendin e origjinës, Marokun.
Diaz ka luajtur për të gjitha kombëtaret e të rinjve të Spanjës dhe ka bërë një paraqitje për ‘Furinë e Kuq’, ku ka shënuar një gol, por më pas nuk ka mundur të luftojë për një vend në listën e përzgjedhësve.
Tani mediumi AS shkruan se Diaz ka vendosur të mbrojë ngjyrat e Marokut në të ardhmen, shteti afrikan nga i cili i ka rrënjët.
Gjegjësisht, babai i Brahimit, Sufiel Abdelkader, është maroken i martuar me spanjolle, martës nga e cila erdhi ylli i sotëm i Real Madridit, i cili ka lindur në Malaga, por më parë kishte edhe pasaportë të shtetit afrikan.
Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, ka arritur të bindë Diazin të pranojë të luajë për vendin e të parëve, ndaj lojtari i Realit do të jetë në listën e radhës të kësaj përzgjedhjeje.
Diaz e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Milan, ndërsa në sezonin aktual po luan shkëlqyeshëm për Real Madridin ku ka 8 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje, shumicën prej tyre i ardhur nga stoli. /Telegrafi/