Me shumë mundësi e ardhmja e Fabian Ruiz do të jetë larg Napolit, megjithatë gjithçka lidhet me mënyrën se si të kaltrit do ta mbyllin sezonin. Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso renditet në vendin e pestë në kampionat dhe gara për një vend në Champions League është shumë e fortë. Në rast se të kaltrit nuk arrijnë objektivin, atëherë do ta kenë të vështirë të mbajnë në ekip një lojtar si Ruiz.
Klube si Barcelona, Real i Madridit dhe Atletico e Madrid kanë shfaqur interes për kartonin e 24-vjeçrit. “Los Colchoneros”, për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera, janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e mesfushorit.