Ylli i Cityt shihet në Barcelonë, shtohen spekulimet për një transferim të mundshëm

Barcelona prej vitesh është duke kërkuar transferimin e Bernardo Silvës, por një gjëje të tillë ende nuk ia kanë arritur.

Katalunasit vazhdojnë të kenë interesim për mesfushorin portugez edhe për sezonin e ardhshëm dhe tanimë spekulimet veç se janë shtuar.

Një telenovelë që është përsëritur në afatet kalimtare të fundit dhe që rilind sërish me një vizitë të portugezit në qytetin spanjoll.

Bernardo Silva u kap duke ecur në rrugët e Barcelonës me një foto që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe bëri bujë në shtypin spanjoll.

Spekulimet tani janë shtuar edhe më shumë për të ardhmen e Bernardo Silvas te Barcelona, megjithatë nuk ka informacione të tjera nëse lojtari ka qenë për pushime në qytetin katalunas apo ka pasur ndonjë bisedim me drejtuesit e klubit.

29-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion me fanellën e Cityt, teksa në 35 ndeshje zyrtare ka realizuar tetë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Reprezentuesi portugez ka kontratë me kampionin në fuqi të Evropës deri në vitin 2026, derisa ka një klauzolë largimi prej 58 milionëeurove nga Man City. /Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 19:49