Manchester City ka siguruar Mateo Kovacic. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, “Qytetarët” do të zyrtarizojnë afrimin e futbollistit nga Chelsea, në ditët në vijim.
Në bazë të asaj që shkruhet, kemi të bëjmë me një marrëveshje që mund të shkojë në 35 milionë euro.
Kovacic ka një kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por nuk do e respektojë atë. 29-vjeçari ka luajtur 5 sezone te Chelsea.