Ylli i Bayernit bën premtimin e madh para Botërorit: Kanadaja hapi dyert për mua dhe familjen e time, ja çfarë kam vendosur

Alphonso Davies dhe familja e tij emigruan nga Gana në Kanada kur ylli i Bayernit ishte vetëm 5 vjeç, e padyshim që në atë kohë askujt nuk ia merrte mendja se ai do të shnndërrohej në një yll të futbollit botëror.

Tanimë 21-vjeçari ka vendosur që t’ia shpërblejë vendit që e priti atë dhe familjen e tij teksa ishin  në vështirësi.

Anësori “bavarez” së fundmi ka zbuluar se të gjithë të ardhurat që do të marrë nga Kupa e Botës në Katar do t’i përdorë për bamirësi.

“Kanadaja hapi dyert për mua dha familjen time dhe në dhuroi mundësinë për një jetë më të mirë. Më mundësoi mua jetën e ëndrrave ndaj për mua është një nder i madh të përfaqësoj Kanadanë. Dua t’iu kthej mbrapsht borxhin ndaj kam menduar që të gjitha përfitimet nga Kupa e Botës t’i dërgoj për bamirësi”, tregon Davies./albeu.com