Mbrojtësi, Kieran Trippier, është i interesuar të kthehet në Angli, kësaj radhe te Manchester United.
Sipas mediave angleze, ish- futbollisti i Tottenham, Kieran Trippier, u ka thënë futbollistëve të kombëtares së Anglisë, se ai është i interesuar të bashkohet me “Djajtë e Kuq” këtë verë.
United është gjithashtu e interesuar për shërbimet e Trippier, dhe beson që një ofertë prej rreth 20 milionë euro, do të jetë e mjaftueshme për të bindur Atleticon për shitjen e tij.
30- vjeçari, është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2019, kur u transferua nga Tottenham Hotspur.