Ylli i Almerias rrezikon të marrë një dënim të rëndë pas komenteve për Real Madridin

Është e sigurtë për t’u thënë se ka pasur shumë komente pas fitores kontroverse të Real Madridit me rezultat 3-2 ndaj Almerias të dielën.

Sistemi VAR luajti një rol të madh gjatë kësaj ndeshje, duke i dhuruar madrilenëve një gol, një penallti një gol të anuluar për mysafirët që do t’i çonte ata në avantazh prej dy golave në “Santiago Bernabeu”.

Lojtarët e Almerias u shfaqën mjaft të nervozuar pas humbjes, duke filluar nga mbrojtësi Marc Pubill i cili akuzoi gjyqtarët e ndeshjes për vendimet që kishin marrë. Sidoqoftë, ai nuk ishte i vetmi që e bëri këtë, pasi që edhe Gonzalo Melero gjithashtu pretendoi se ekipi i tij ‘është vjedhur’ nga një rezultat pozitiv ndaj Real Madridit.

“Ne largohemi me ndjenjën se jemi vjedhur. Gjyqtarët na dëmtuan dhe më e keqja është se ata do të mendojnë se kanë bërë mirë. Nëse ne duam të jemi liga më e mirë në botë, ne jemi vite larg kësaj”, ishin fjalët e Meleros.

Këto fjalë të mesfushorit kanë rënë në sy të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA) të cilët janë duke konsideruar për të bërë një ankesë rreth kësaj çështje.

Në rast se ndodh kjo, mediumi Onda Cero ka raportuar se Melero mund të dënohet deri në 12 ndeshje, në rast se shpallet fajtor nga Komiteti i Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ekipi i Almerias me siguri do të ndihen se një suspendim i mundshëm tani do të ishte si një thikë pas shpinës, duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhën të dielën.

Sidoqoftë, e drejtë ose e gabuar, rregullat e Federatës kur kemi të bëjmë me situata të tilla janë shumë të qarta, kështu që një dënim i madh për Meleron mund të vijë së shpejti./Telegrafi/


Shtuar 23.01.2024 23:30