Pasi mediat serbe kthyen në dramë incidentet në përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, komentuesit serbë kanë vendosur të fajësojnë dikë tjetër për rezultatin…lojtarët e tyre.
Në komentues në median serbe, Kurir ka shkruar: “Klasike për futbollistet tanë, yje aktrimi, lëvizin duart në shenjë proteste, bien në tokë në çdo goditje sa do e vogël të jetë. Pasime të gabuara, lojë e pa organizuar dhe simulim.”
“Ekipi i kombëtares së Serbisë ha ha, nuk duam të shohim vetëm pasime, por aksione drejt golit”, shkruan një komentues tjetër.
Me sa duket titujt e dramatikë e të ekzagjeruar të mediave serbe të tipit : “FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë”, nuk kanë arritur ta largojnë vëmendjen e ekipit serb.