Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë

Prej më shumë se gjashtë javësh vijon protesta e banorëve të Rrjollit kundër punimeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga kompania Blue Gorgo. Edhe këtë të shtunë që përkon me festën e Ditës së Verës, përveç vetë banorëve të zonës, pjesë e protestës u bënë edhe qytetarë të ardhur nga vende të tjera në mbështetje të tyre.

Me mbërritjen e protestuesve pranë kantierit të punimeve, forcat e policisë formuan menjëherë një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë këtij momenti nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në polici.

Të lidhura

None found

Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre nga policia, duke theksuar se në këtë rast autoritetet po mbështesin interesat e kompanisë ndërtuese dhe jo qytetarët e thjeshtë. Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin e zonës.


Shtuar 14.03.2026 13:35

Tags: ,