Yamal futet live në IG nga dhoma e zhveshjes pas fitores, filmon shokët nudo

Me një kapele në kokë me ngjyrat e Spanjës dhe me medaljen e artë në qafë, Lamin Yamal ka festuar në dhomat e zhveshjes fitoren e Kupës së Europës.

17-vjeçari, i cili u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut, hyri live në Instagram nga dhoma e zhveshjes së ekipit të tij, duke kërcyer nën ritmet e një kënge.

Megjithatë, në momentin që publikoi video nga dhoma e zhveshjes me miliona ndjekës të tij, ai pa dashje regjistroi disa nga shokët e tij të skuadrës si Morata, Koukoureya dhe Olmo, që ishin të zhveshur.

Pamjet nga live-i i të riut bënë xhiron e rrjetit.


Shtuar 15.07.2024 12:22