Xherdan Shaqiri lëndoi dorën gjatë miqësores së Baselit me Winterthurin, të cilën skuadra e tij e humbi thellë.
Të lidhura
None found
Baseli u mposht 7-3 të shtunën nga Winterthuri. Kjo ndeshje ishte edhe e para për trajnerin serb Slavisha Jokanovic në stolin e skuadrës zvicerane.
Gjatë takimit, kapiteni i Baselit mori një goditje që i shkaktoi plagë në dorë. Sipas Blick, reprezentuesi i Kosovës u dërgua në spital, ku iu qep plaga.
Për momentin nuk është përcaktuar sa i rëndë është lëndimi dhe nëse Shaqiri do të duhet të mungojë për një periudhë nga fushat.
Ai pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore, të cilat do të sqarojnë gjendjen e tij dhe se kur mund t’u kthehet stërvitjeve e ndeshjeve.
