sport

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera.

Ai u transferua te Sunderland rreth gjashtë muaj më parë dhe me skuadrën e sapongjitur në elitë, po bën jehonë të madhe në futbollin britanik. Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, 33-vjeçari ka folur për transferimin, futbollin dhe jetën e tij.

Të lidhura

None found

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në mënyrë të ngjashme: punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”.

“Prindërit e mi dikur shkuan në Basel dhe jemi me prejardhje shqiptare, nuk dinte asnjë pjestarë gjuhën, nuk kishim miq, as të afërm”.

Xhaka rrëfen më pas për ambientin ku është rritur.

“Lagjja jonë kishte arkitektë dhe këshilltarë tatimorë, por edhe alkoolistë dhe përdorues droge. Gjithçka mund të kishte shkuar në çdo drejtim për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi dhe nga vëllai im i madh, Taulanti”.

Sa i përket transferimit te Sunderland, mesfushori ka qenë shumë i hapur.

“Disa vendime kërkojnë kohë, por këtë e mora menjëherë”.

Xhaka ka zbuluar se pronari e telefonoi diku në muajin qershor, rreth orës 23:00.

“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në atë orë do të thotë ose diçka e keqe, ose diçka shumë e madhe. Në fillim mendova se ishte shaka dhe nuk besoja se ishte pronari”.

“Çelësi ishte se presidenti nuk më kishte kontaktuar personalisht në asnjë nga transferimet e mia të mëparshme. Kjo më bëri shumë përshtypje”.

Kyril Louis-Dreyfus, në moshën 28-vjeçare presidenti më i ri i ligës, ishte i vendosur ta merrte Xhakën tek Sunderland.

“Unë jam një lojtar që kam nevojë të nidhem i vlerësuar dhe ai ma dha këtë ndjenjë”.

Që nga kalimi tek Sunderland, Granit Xhaka ka qenë një sukses i madh. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të ligës, është boshti i skuadrës dhe një nga arsyet kryesore për sezonin fantastik që po zhvillon ekipi deri më tani.

“Para së gjithash, duam të sigurojmë qëndrimin në ligë; gjithçka tjetër është bonus. Deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë renditjen në dhomat e zhveshjes. E di nga përvoja se gjysma e dytë e sezonit mund të jetë më e vështirë. Kemi potencial dhe duhet të vazhdojmë të besojmë tek vetja, atëherë mund të kemi një sezon të suksesshëm. Për sa kohë jam i shëndetshëm, në formë dhe i uritur. Shumë trajnerë më kanë këshilluar: luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Gjithçka tjetër mund të bëhet më vonë”.

Sa i përket së ardhmes pas futbollit, gjithçka mbetet e hapur, por Xhaka ka zbuluar se po investon seriozisht edhe në një karrierë të mundshme si trajner.

“Katër ose pesë vjet më parë, kur isha te Arsenali, fillova të punoja për licencën e trajnerit. Tani e kam licencën A. Kjo më ndihmon, bashkë me moshën dhe përvojën, ta shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tani dua t’i bëj lojtarët e tjerë më të mirë: përmes paraqitjeve, motivimit dhe lidershipit”.

të fundit

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

3 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

3 hours ago

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

3 hours ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

3 hours ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

3 hours ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

3 hours ago