sport

Granit Xhaka me një përgjigje fantastike kur pyetet nga Bundesliga se cili është vendi i preferuar për pushime

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të mëdhenj me prejardhje nga Kosova që ka lënë gjurmë në futbollin botërorë.

Përkundër se për arsye tanimë të ditura ai nuk luan për Kosovën, Xhaka asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e tij, madje e ka promovuar gjithmonë vendin e tij.

Të lidhura

None found

Xhaka edhe njëherë ka treguar se sa është i lidhur me Kosovën dhe vendlindjen e tij Prishtinën, duke dhënë një përgjigje fantastike për kanalin zyrtar të Bundesligas.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës kishte disa pyetje interesante para vetës, por në momentin që u pyet se cili është vendi i preferuar për pushime, ai dha një përgjigje të bukur duke promovuar kryeqytetin kosovar Prishtinën, pasi video në fjalë shikohet miliona herë në gjitha rrjetet sociale të Bundesligës.

“Prishtina, Turqia dhe Meksiko janë vendet e preferuara për pushime”, tha Xhaka.

Kaq ka mjaftuar që kapiteni i Zvicrës të marrë komente të shumta nga shqiptarët që kanë lavdëruar për promovimin e vendit të tij.

Xhaka po kalon vitin e tij të parë me Bayer Leverkusenin dhe është lider i kësaj skuadre, ku do t’i mjaftojë të dielën fitorja ndaj Werder Bremen dhe do të shpallen kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit. /Telegrafi/

të fundit

Trump’s Gaza Plan: Kushner Expected to Meet Netanyahu on Monday! Hamas Asks Peace Council to Pressure Israel

Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…

4 hours ago

Accident Cuts Short His Holiday in Albania, Famous Australian Successfully Undergoes Surgery at the American Hospital

Joule Sullivan, 44-vjeçari australian, ish-ushtarak dhe profesionist me një karrierë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, prej vitesh jeton dhe zhvillon…

4 hours ago

Mourinho paralajmëron pas paraqitjeve bindëse të Realit: Ky është vetëm fillimi

Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Real Madridi po rritet si skuadër, pas fitores 3-0 ndaj…

4 hours ago

Horoskopi 17 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ne vend qe te mendoni për aventura dhe ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni te ndryshoni rutinën…

5 hours ago

Genesis GV90 synon kreun e segmentit elektrik luksoz me 666 kuaj fuqi dhe bateri 115 kWh

Genesis po përgatit modelin më ambicioz në historinë e saj, GV90, një SUV tërësisht elektrik që pritet të pozicionohet në…

5 hours ago

Plani i Trump për Gazën, Kushner pritet të takohet të hënën me Netanyahun! Hamasi i kërkon Këshillit të Paqes të ushtrojë presion mbi Izraelin

Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…

5 hours ago