Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka deklaruar për KosovaPress se kthimi në Kosovë pa ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, që vazhdojnë të qëndrojnë në Hagë, nuk është një ndjenjë e mirë.
Sipas tij, është e rëndë t’i lësh pas bashkëluftëtarët, të cilët ai i sheh si njerëzit që kanë shkruar historinë e Kosovës.
None found
“Kur i lë pas shokët — jo shokë të zakonshëm, por njerëz që e kanë bërë historinë, që janë vetë historia e Kosovës — ata janë pjesë e shpirtit, e kulturës, e kontributit kombëtar. Emrat e Hashimit, Kadrisë, Rexhës dhe Jakupit. Nuk është aspak ndjenjë e mirë. Vetëm ata që e përjetojnë mund ta shpjegojnë se sa e keqe është kjo ndjenjë”, ka thënë Kilaj.
Duke folur për kohën e kaluar në Hagë me ish-krerët e UÇK-së, Kilaj theksoi se komunikimi, bashkëpunimi dhe aktivitetet e përditshme ishin në nivel shumë të mirë.
“Në aspektin e komunikimit, bisedave, qëndrimit, bashkëpunimit, rregullave të brendshme, aktiviteteve ditore, sportit, shëtitjeve dhe debateve, gjithçka ishte e nivelit më të lartë, më të mirë, madje do të thosha të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.
Kilaj komentoi edhe pamjet e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë rikthimit të tij në Kosovë, duke i cilësuar ato si të rënda dhe rrëqethëse.
Ai shtoi se Krasniqi nuk kishte pasur shumë informacione për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, ndërsa pamjet e fundit televizive i renditi ndër më të vështirat që ka parë ndonjëherë.
“Krasniqi atje nuk ka pasur, deri vonë, shumë informacione për shëndetin, por pamjet e mbrëmshme televizive janë më të rëndat, më të këqijat dhe më të poshtrat që kam mundur t’i shoh ndonjëherë. Janë skena rrëqethëse që nuk mund t’i imagjinosh se ndodhin në kohën tonë, në këtë shekull. Do t’i krahasoja ndoshta me diktaturat më të ashpra të ish-vendeve socialiste, apo besoj se edhe në Bashkimin Sovjetik sot është e vështirë të shohësh skena të tilla, ku luhet në këtë mënyrë me njerëzit. Sepse Jakupi, me historinë e tij, CV-në, karakterin, kulturën dhe emancipimin, të sillesh me të në atë mënyrë, në kushte dhe rrethana të tilla — edhe sikur të ishte vërtet i dënuar, nuk do të duhej të trajtohej kështu. Janë pamje shumë të rënda. Vërtet në jetën time nuk kam përjetuar pamje kaq rrëqethëse”, tha Kilaj.
Për sa i përket mundësisë së ndryshimit të aktgjykimit në shkallën e Apelit, Kilaj u shpreh optimist se ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin fitues.
“Shumë shpresoj. Jam shumë i sigurt. Shumë besoj. Në Apel do të dalim fitimtarë”, përfundoi ai.
Shumica e federatave sportive të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për vonesat në realizimin e financimit publik, duke kërkuar nga institucionet…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së…
Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…
Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…
Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…