Xavi prezantohet sot te Barcelona, në “Camp Nou” do të jenë të paktën 25 mijë tifozë

Xavi Hernandez prezantohet sot në mesditë rreth orës 13:00 si trajneri i ri i Barcelonës.  Trajneri i cili zbarkoi në Katalunja të shtunën në mesditë nga Doha do të kthehet në Camp Nou më shumë se gjashtë vite nga dalja e tij në pension, në një prezantim të hapur për publikun.

Nuk është e zakonshme që Barça të prezantojë trajner sikur të ishte futbollist, por pritshmëritë për Xavin janë të mëdha dhe kjo është arsyeja pse klubi ka vendosur që të bëjë një prezantim të madh.

Dukeqenëse se është e hënë nuk pritet të ketë një fluks të madh, por pritet që në stadium të jenë të paktën 25 mijë tifozë sipas ftesave dhe biletave të shitura.

Konferenca për shtyp do të fillojë në orën 13:30 dhe do të mbahet në sallën e shtypit  Ricard Maxenchs. r.t/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 09:53