Barcelona merr hua prej 1.5 miliard euro për rindërtimin e “Camp Nou”

Barcelona ka njoftuar sot se ka nisur zyrtarisht rikonstruksionin e stadiumit Camp Nou, i cili do të jetë fillimi i një faze të re në historinë e këtij klubi.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona do ta marr huanë për 35 vjet dhe me një interes të favorshëm. Klubi për shkak të të ardhurave më të larta do të shesë edhe emrin e stadiumit “Nou Camp” dhe emrin e sallës së re.

Më tej zbulohet se kjo lëvizje mund t’i sjellë Barcelonës 50 milionë të ardhura më shumë në vit dhe se puna në stadium duhet të fillojë sezonin e ardhshëm.

Stadiumi i ri Nou Camp duhet të hapet në vitin 2025 dhe do të ketë një “unazë” të re, të tretë që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105,000 vende.

Për të gjitha projektet dhe investimet, Barcelona duhet të marrë miratimin e anëtarëve dhe 100 mijë prej tyre do të votojnë në referendumin e 19 dhjetorit.

Stadiumi “Camp Nou” u ndërtua në vitin 1957 dhe u rinovua në 1995, 2008 dhe 2018.


Shtuar 1.12.2021 22:30