Xavi po rindërton Barcelonën duke rikthyer ish-lojtarë, një tjetër rikthim pritet

Xavi Hernandez po mendon të ndërtojë një Barcelonë të “vjetër”.

Pas rikthimit të Dani Alves, Xavi ka kërkuar gjithashtu dhe Alexis Sanchez, Thiago Alcantara dhe tashmë 18-vjeçarin Xavi Simons. Mesfushori holandez ka qënë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe para dy vitesh ai u largua në drejtim të PSG-së.

Xavi Simons nuk po gjen hapsira tek klubi francez dhe tashmë në Spanjë thuhet se tekniku i Barcelonës Xavi, ka kërkuar të kontaktohet djaloshi.  Barcelona ka filluar bisedimet me agjentin e tij Mino Raiola dhe familjen e 18-vjeçarit për ta rikthyer atë në Camp Nou./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.11.2021 09:48