Xavi: Nëse do të ishim më të mirë në finalizim, do të ishim lider në La Liga

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vuajtje në udhëtim te Celta Vigo duke triumfuar me rezultat 1-2.

Ishte një fitore në frymën e fundit nga katalunasit që po krijojnë shumë raste, por finalizimi nuk po është më i miri.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri Xavi Hernandez, duke thënë se nëse do t’i përfundonin më mirë shanset e krijuara, ata do të ishin lider në La Liga.

“Nëse do t’i përfundonim shanset tona më mirë, do të ishim liderët e ligës. Ata më treguan statistikat,” tha Xavi për shtypin pas fitores së Celtas .

Në të vërtetë, Barcelona është dukshëm duke luftuar me këtë aspekt këtë sezon, siç dëshmohet nga përqindja e ulët e konvertimit para portës.

Tutje Xavi ka thënë se është shumë i kënaqur me reagimin e futbollistëve të tij që prej njoftimit se do të largohet nga Barcelona, ku kanë marrë nëntë pikë nga 12 të mundshme.

“Vendimi për t’u larguar që mora ishte për këtë. Që kur shpalla lamtumirë, ne kemi shtuar 10 pikë nga 12, kështu që jam shumë i kënaqur me reagimin,” tha Xavi. /Telegrafi/


Shtuar 18.02.2024 12:26