Xavi me sjellje si “gjerman”, gjobit lojtarin e tij

Xavi Hernandez duket se e ka patur shumë seriozisht me frazën ku thotë se do të sjellë rregull në ekip.

Ditën e parë kur shkoi tek dhomat e zhveshjes për të takuar lojtarët, doli në një intervistë dhe u shpreh se Dembele nuk do të largohet nga ekipi sepse ka shumë potencial dhe aftësi për të qënë më i miri i ekipit.

Por ky lavdeërim për të nuk do të thoshte se Xavi do të toleronte Dembelen për vonesat në stërvitje. Sipas “ESPN”, Dembele është gjobitur nga klubi mëngjesin e sotëm sepse ka ardhur 3 minuta me vonesë në stërvitje. Sulmuesi duhet të ishte në orën 8:30 të mëngjesit por ai ka ardhur në orën 8:33 dhe kështu Xavi nuk e ka toleruar këtë gjë.

Shuma e gjobës nuk është bërë e ditur por fakti që Dembele është i pari lojtar që i nënshtrohet rregullit të Xavit, lejon të kuptohet se qëllimeve  të tij Xavi i qëndron deri në fund./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2021 18:03