Xavi është bërë “psikolog” tek Barcelona

Që nga momenti që Xavi Hernandez mori drejtimin e Barcelonës në fillim të nëntorit, ai ka qenë në një mision të pamëshirshëm për të ngritur shpirtrat e skuadrës së tij dhe për t’i bërë ata sërish një ekip.

Ai ka vendosur një theks të qartë në psikologjinë e lojtarëve, pasi ka prezantuar një sërë iniciativash për të nxitur një frymë më të madhe ekipore në mesin e skuadrës së tij.

“[Xavi] ka sjellë emocione dhe shpresë, shoh një atmosferë të mirë në dhomën e zhveshjes”, tha Laporta.

Darka e skuadrës

Të mërkurën në mbrëmje, lojtarët dhe trajnerët e Barcelonës u mblodhën për një darkë skuadre në qendër të Barcelonës. Erdhi një javë përpara udhëtimit të tyre në Ligën e Kampionëve në Bayern Munich dhe nisma të tilla me siguri do të krijojnë një atmosferë të mirë.

Lojëra gjatë nxemjes

Xavi e ka bërë periudhën e nxemjes para seancave stërvitore si një moment që lojtarët të ndihen të relaksuar dhe të argëtohen. Këto ushtrime aktivizimi janë origjinale dhe fokusi kryesor është te puna kolektive.

Biseda individuale dhe të përshtatura

Xavi gjithashtu ka kërkuar të angazhohet në dialog të drejtpërdrejtë me lojtarët e tij që nga momenti që u bë trajner.

Ai ka bërë një përpjekje të madhe për të njohur çdo lojtar në nivel personal, si dhe për të korrigjuar aspektet teknike apo taktike, dhe këtë e ka theksuar Martin Braithwaite, i cili aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju.

Diskursi pozitiv dhe optimist

Trajneri i Barcelonës e di se ka një rrugë të gjatë përpara për të rikthyer klubin në majën e La Liga Santander dhe futbollin evropian. Megjithatë, ai ka mbajtur një qëndrim pozitiv që kur u bë trajner dhe vizualizon ta kthejë Barcelonën në nivelin e mëparshëm./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.12.2021 11:14