sport

Xabi Alonso: Është kënaqësi të punosh me lojtarë si Xhaka

Bayer Leverkusen do të presë Bayern Munich sonte, në sfidën e javës së 21-të në Bundesliga, në një ndeshje që vlen më shumë se 90 minuta.

Për kryesuesit e kampionatit gjerman kjo do të jetë një provë e rëndësishme drejt misionit, titull.

Të lidhura

None found

Në prag të kësaj sfide, trajneri Xabi Alonso theksoi se skuadra e tij është gati dhe ai beson te një rezultat pozitiv.

“Të shtunën ne kemi mundësinë të përjetojmë një atmosferë unike në stadium. Është një moment i veçantë për të gjithë ne dhe po e shijojmë këtë moment. Ndaj Bayern-it nuk duhet të mendojmë për klasifikimin, sepse do ndikonte për keq. Na duhet një ndeshje perfekte sepse kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, të gjithë e dimë këtë. Titulli? Unë dua që skuadra të luajë lojën e saj, besojmë te një rezultat pozitiv, por personalisht nuk mendoj se kjo sfidë vendos titullin sepse ka ende ndeshje përpara. Patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo totalisht vendimtare” – tha fillimisht spanjolli.

Sa i përket skuadrës dhe mungesave, Alonso theksoi se kjo është një ndeshje ku çdo lojtarë e di mirë rëndësinë dhe kushdo që do të luajë do të japë maksimumin.

“Në një sezon ti nuk e ke kurrë skuadrën e plotë, ky është futbolli. Boniface dhe Arthur mungojnë, ndërsa për Palacios besoj se është shumë shpejt. Nuk do të rrezikojmë me asnjë lojtar, sezoni është i gjatë, e theksova”-vijoi ai.

Në fund, Alonso vlerësoi maksimalisht edhe Granit Xhakën, ndërsa kishte një mesazh edhe për tifozët.

“Graniti është jashtëzakonisht i fortë si fizikisht dhe mendërisht, shumë konkurrues, i jep një kuptim të jashtëzakonshëm lojës dhe ka një ndikim të madh te e gjithë skuadra. Ai komunikon shumë dhe shokët e tij i besojnë atij. Ne po përfitojmë shumë prej tij. Është thjesht një kënaqësi të punosh me lojtarë si Graniti. Tifozët? Ne kemi një lidhje të veçantë me tifozët dhe unë besoj se ata do të jenë motivimi ynë më i madh. Shpresoj të jenë të gjithë aty dhe ne t’i bëjmë të lumtur” – përfundoi Xabi Alonso. /gazetaexpress/

të fundit

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

33 minutes ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

1 hour ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

2 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

2 hours ago

Van der Vaart godet De Jongun pas eliminimit të Holandës: Ishte paraqitja më e dobët e karrierës

Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…

3 hours ago

Franca triumfon 3-0 ndaj Suedisë dhe siguron kualifikimin për në raundin e 16-të

Franca ka siguruar një vend në raundin e 16-të të Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3-0…

3 hours ago