sport

Xhaka: Trajneri na transmeton dëshirën e tij për të fituar, Xabi vrapon si ne në stërvitje

Bayer Leverkusen është ende i pamposhtur pas 27 ndeshjeve të sezonit (24 fitore dhe 3 barazime) dhe meritë e madhe për këto rezultate ka puna e trajnerit Xabi Alonso. Mesfushori shqiptar i “Aspirinave”, Granit Xhaka ka vlerësuar në maksimum teknikun spanjoll, në një intervistë të dhënë.

“Do të vijë dita kur Xabi Alonso do të hedhë hapin e madh, është krejtësisht normale në futboll. Por sot ne nuk e kemi ndjesinë se diçka e tillë është në mendimet e tij. E shohim çdo ditë, ai vrapon pothuajse më shumë se ne në stërvitje. Xabi na transmeton urinë e tij dhe dëshirën për të fituar. Dhe, sigurisht që edhe ne përpiqemi të tregojmë se duam të njëjtën gjë. Për sa kohë që të jetë këtu, ne do të argëtohemi. Mendoj se edhe atij i pëlqen skuadra që ka për momentin. Sigurisht që ka avantazhin e njohjes së futbollit në të gjithë aspektet.

Të lidhura

None found

Pasi ka fituar një mentalitet fituesi si futbollist. Besojeni ose jo, ne nuk flasim fare në dhomat e zhveshjes për titullin apo fitimin e trofeve. Forma ime? Mendoj se nuk kam bërë një punë të keqe gjatë viteve të fundit, përndryshe nuk do të isha këtu ku jam. Kam patur një karrierë të shkëlqyer dhe ndihem shumë rehat te Leverkuseni. Gjithashtu jam në formë shumë të mirë” – tha ai. /balkanweb/

të fundit

Batman shfaqet në Frankfurt mes zjarreve dhe përplasjeve gjatë protestave në Gjermani

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

2 minutes ago

Barometri i Ballkanit: 55% e shqiptarëve kanë si përparësi uljen e tarifave të energjisë

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

7 minutes ago

Bërvenica voton sot në raundin e dytë për kryetar komune

Në Komunën e Bërvenicës, sot zhvillohet raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, ku përballë njëri-tjetrit janë Stojanço Radiçevski…

8 minutes ago

Ka një nivel fantastik” – Flick vlerëson Yamalin dhe i kërkon përmirësim në duelet një kundër një

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…

14 minutes ago

Lista Studentore premton dialog me Prishtinën, por brenda kornizës kushtetuese serbe

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

23 minutes ago

Kurti paralajmëron miratimin e buxhetit 2027: investimet kapitale kapërcejnë 1 miliard euro

Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…

23 minutes ago