Xabi Alonso dhe pesë kandidatët e tjerë për të marr drejtimin e Liverpoolit, kush janë më të pëlqyerit

Liverpooli ka njoftuar zyrtarisht se Jurgen Klopp, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit, do të largohet nga posti i trajnerit në fund të sezonit.

Kështu gjermani do të mbush pothuajse nëntë vite në stolin e klubit nga Anfield, gjatë të cilave fitoi gjithçka që fitohet në futboll.

Mediat angleze kanë parashikuar se kush duhet të jetë pasuesi i Jurgen Klopp te Liverpooli.

Sipas tyre shansin më të madh e ka Xabi Alonso, ish-lojtar i Liverpool-it dhe Real Madridit dhe sot trajner mjaft i suksesshëm i Bayer Leverkusenit.

Pas tij kandidat serioz është Roberto de Zerbi, trajneri aktual i Brighton, i cili gjithashtu ka treguar futboll të bukur me klubin anglez, duke shkruar histori sezonin e shkuar.

Asistenti aktual Pep Lijnders, po ashtu është në listë i treti, ndërsa vendet tjera plotësohen nga Francesco Farioli i Nice, Julian Nagelsmann i Gjermanisë dhe legjenda e klubit, Steven Gerrard.

Kandidatët për të marr drejtimin e Liverpoolit

Xabi Alonso
Roberto de Zerbi
Pep Lijnders
Francesco Farioli
Julian Nagelsmann
Steven Gerrard

/Telegrafi/