Xabi Alonso beson te Chelsea: “Blutë” do të jenë gati për nisjen e Ligës Premier

Xabi Alonso ka pranuar se Chelsea ende nuk e ka arritur nivelin e dëshiruar në këtë fazë të përgatitjeve, por trajneri spanjoll është i bindur se skuadra do të jetë gati për startin e Ligës Premier pas dy javësh e gjysmë.

Të lidhura

None found

Tekniku i “Bluve” u shfaq optimist për gjendjen e ekipit përpara sezonit të ri, duke theksuar se objektivi është që Chelsea të jetë konkurrues dhe të luftojë për synime të rëndësishme.

Edhe pse përgatitjet nuk kanë shkuar ende në pikën që ai kërkon, Alonso beson se skuadra do ta përmirësojë formën në kohë dhe do ta nisë kampionatin në mënyrën e duhur.

“Ne duam të kemi një sezon të mirë”, deklaroi fillimisht Alonso gjatë një konference për shtyp në Hong Kong.

“Le të shohim se ku do të jemi në maj, por sigurisht që duam të kemi ndjesinë se jemi konkurrues dhe se meritojmë të luftojmë për gjëra të rëndësishme gjatë sezonit. Koha do ta tregojë, por ky është qëllimi ynë”.

Trajneri i Chelsea-t shtoi se atmosfera brenda ekipit e bën atë të ndihet optimist për atë që mund të arrihet gjatë sezonit.

“Kam besim, motivim dhe një ndjenjë të mirë me ekipin, me lojtarët, për atë që duam të arrijmë, kështu që kur të fillojmë në Ligën Premier, të ndihemi gati”.

“Sigurisht, me lojtarët që kemi tani dhe të tjerët që do të bashkohen [me stërvitjen në Cobham] – me të cilët do të doja të kaloja më shumë kohë, por është ajo që është – ndjenja është se do të fillojmë në një mënyrë të mirë”, përfundoi trajneri i Bluve.


Shtuar 5.08.2026 12:04

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş