William fshin çdo gjë që e lidh me Arsenalin, “divorci” pritet nga momenti në moment

“Dashuria” mes Arsenalir dhe brazilianit William ka përfundaur brenda një sezoni dhe tani futboillisti 33 vjeçar po kërkon një tjetër klub ku të vijojë karrierën e tij futbollistike, por ndërkohë ka fshirë nga rrjetet sociale gjithçka që e lidh me klubin londinez.

Lojtari ka prishur tërësisht marrëdhëniet me drejtuesit e trajnerin Arteta, teksa prej javësh stërvitet i diferencuar dhe është në pritje që të lirohet për t’u transferuar në kampionatin brazilian, ku e kërkon me ngulm Corinthias.

Pas shtatë sezonesh me Chelsea-n, fantazisti brazilian u transferua verën e kaluar te Arsenali si lojtar i lirë dhe ndonëse u vlerësua, duke u bërë lojtari më paguar i “topçinjve”, nuk arriti të tregojë cilësitë e tij në fushë, pasi shënoi vetëm një gol në 25 ndeshje.

Ndërkohë në Brazil aludojnë se mes Corinthias dhe Willian ka tashmë një marrëveshje, por vetë fantazisti shpreson ende të marrë një dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës me Arsenalin, para se të rikthehet në atdhe.


Shtuar 26.08.2021 22:58