William Cordeiro do ta vazhdojë karrierën te CSM Unirea Alba Iulia. Sulmuesi 33-vjeçar është larguar nga Besa e Kavajës për të nisur një eksperiencë të re në Ligën e 3-të të Rumanisë.
Braziliani ka nënshkruar një marrëveshje 1-vjeçare me klubin e ri, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2027. Kontrata parashikon gjithashtu mundësinë e zgjatjes edhe për një vit tjetër.
Të lidhura
None found
Cordeiro është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e Kukësit, Partizanit, Laçit dhe Besës. Gjatë kohës së tij në Shqipëri, braziliani ka fituar 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.
