West Ham dënon koret ndaj Manor Solomonit dhe vendos kufij të qartë kundër diskriminimit

Pas barazimit 2-2 me Burnleyt në sfidën e parë të sezonit në Kampionat, West Ham United ka reaguar ndaj thirrjeve të tifozëve kundër Manor Solomonit.

Të lidhura

None found

Klubi londinez u ka kërkuar mbështetësve të heqin dorë nga një këngë që e përshkroi si “ofenduese dhe përçarëse”, pasi sipas tij ajo përmban një “mesazh anti-palestinez”.

West Hami rikujtoi në deklaratën e publikuar zyrtarisht se barazia, diversiteti dhe përfshirja janë vlera themelore të klubit. Sipas drejtuesve, përkrahja për skuadrën nuk duhet të shoqërohet me fyerje apo diskriminim ndaj personave të tjerë.

“Ne i inkurajojmë tifozët tanë të këndojnë me zë të lartë dhe me krenari për klubin dhe lojtarët që veshin fanellën kuq e kaltër, por asnjëherë në një mënyrë që krijon përçarje apo ofendon tifozët e tjerë”, thuhet në deklaratën e West Hamit.

Kjo nuk është hera e parë që Solomon përballet me kore të këtij lloji. Të njëjtat incidente u raportuan edhe gjatë vitit 2025, kur sulmuesi luante i huazuar te Leeds United.

Edhe në atë rast, West Hami e dënoi sjelljen e tifozëve dhe theksoi se klubi ndjek një politikë tolerance zero ndaj diskriminimit.

Klubi londinez pranon se mbështetja nga tribunat është jetike për atmosferën në stadium, por nënvizon se ajo duhet të shprehet pa cenuar dhe pa fyer persona apo komunitete të tjera.


Shtuar 20.08.2026 14:04

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet