Werner drejt rikthimit në Bundesliga

Timo Werner vazhdon të mos bind te Chelsea edhe në këtë sezon.

Chelsea po mendon që ta shes gjermanin  në janar.

Të lidhura

None found

25-vjeçari është i destinuar për tu rikthyer në vendlindje, pasi dy skuadrat më të mëdha gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund e duan atë.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e gjermanit për t’u ribashkuar me të.

Por fuqishëm në garë për lojtarin mbetet edhe Borussia Dortmund që e shohin Wernerin si zëvendësuesin adekuat të Erling Haaland që pritet të largohet.

Chelsea nuk do ta ndalojë largimin e lojtarit, por për ta bërë një gjë të tillë synon të fitojë rreth 45 milionë euro.

 


Shtuar 2.12.2021 16:21