Një lajm surprizë vjen nga merkato në lidhje me Xhakomo Vrionin.
Kur pritej që të transferohej tek klubi belg i Charleroit, sulmuesi kuqezi i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij.Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Vrioni është një hap larg zyrtarizimit tek klubi i MLS, Neë England Revolution.
Këta të fundit kanë vendosur të zëvendësojnë sulmuesin e larguar Buksa me Vrionin ndërsa janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 3.8 milionë dollarë, plus bonuse. Shifra që kanë kënaqur drejtuesit bardhezi që i kanë dhënë “dritë jeshile” këtij operacioni ndërsa mesa duket Vrionin në sezonin e ardhshëm do ta shohim të konkurrojë me emra si Bale apo Chiellini, edhe pse pritshmëritë ishin që 23-vjeçari të qëndronte si protagonist në një kampionat elitar në Europë.