Vllaznia nis rrugëtimin europian në “Elbasan Arena”, dalin në shitje biletat online

Vllaznia do të nisë rrugëtimin e saj në Europë më datë 10 korrik. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Edi Martini do të përballet me Daugavpils në turin e parë të Conference League.

Përballja e parë do të zhvillohet në fushën e Vllaznisë, jo në “Loro Boriçi” por në “Elbasan Arena”. Ditën e sotme, klubi shkodran ka bërë të ditur dhe çështjen e biletave.

Vllaznia ka njoftuar se biletat kanë dalë në shtije online. Ndërsa më datë 5 korrik, pesë ditë përpara sfidës biletat fizike do të jenë në shitje në Shkodër, Tiranë dhe në Elbasan.


Shtuar 24.06.2025 15:53