Vlahoviç shumë pranë kalimit te Juventus, tifozeria me pankartë ofenduese ndaj tij (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar lajmi nëpër mediat italiane se Dusan Vlahoviç është shumë pranë kalimit te Juventus. “Zonja e Vjetër” ka arritur një akord me klubin e Fiorentinas për shërbimet e sulmuesit serb. Zbulohet se oferta e paraqitur nga Juventus është 67 milion euro plus bonuse dhe këtë ofertë thuhet se Fiorentina e ka pranuar.

Gjithashtu dihet se bomberi serb nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe kalimin te Juventus do e pranonte me shumë dëshirë. Për këtë gjë, tifozeria e Fiorentinës ka reaguar.

Të lidhura

None found

Pranë Qëndrës Sportive “Davide Astori”, aty ku stërvitet çdo ditë klubi i “La Viola”, është postuar një pankartë me një mesazh të qartë ndaj sulmuesit.

“Respekti nuk fitohet me gola, Vlahoviç gungaç i m*tit”, kështu shkruhej te pankarta.

Klima në qytetin e Fiorentinës është e trazuar pas këtij lajmi të një transferimi që duket se po shkon në finalizim. Fansat e klubit janë të irrituar me drejtuesit ndër vite pasi Fiorentina ka larguar shumë lojtarë cilësorë në drejtim të Juventus.

Kujtojmë se Bernardeschi dhe Chiesa janë transferuar te Juventus nga Fiorentina, e së fundmi shumë pranë është edhe Vlahoviç./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar më 25.01.2022 09:12

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon