Vlahoviç në Torino, sulmuesi mbërriti në ‘J Medical’ për testet mjekësore (VIDEO)

Dusan Vlahoviç ka mbërritur pak çaste më parë në Torino, saktësisht te ‘J Medical’ për të kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e Juventus.

Ky transferim është i bujshëm pasi Juventus ka sjellë në Torino një ‘bomber’ për një shumë tepër të lartë, 75 milion euro.

Nënshkrimi pritet sot pasi të mbarojnë me sukses vizitat mjekësore./h.ll/albeu.com

Shtuar 28.01.2022 09:55