Transferimi i Dusan Vlahovic te Juventusi ishte një nga kalimet më të bujshme gjatë merkatos së dimrit.
Menjëherë pas këtij transferimi në media është folur gjerësisht për një ndarje të sulmuesit serb nga aktorja Mariasole Pollio, me të cilën ishte në një lidhje, dhe nisja e një romance të re dashurie me Miss Italia në vitin 2019.
Por a janë në një lidhje Vlahovic dhe Carolina Stramare? Për të sqaruar njëherë e mire këto thashetheme që fliten në media lart e poshtë, ka menduar të flasë përmes Instagramit vetë Missi, e cila nuk ka pranuar të japë edhe shumë detaje, duke e quajtur privatësinë shumë të rëndësishme.
“Pse nuk tregoj kurrë për jetën time të dashurisë? Nuk kam folur kurrë për jetën time private në 7 vite që përdor Instagram. Këto gjërat mund të destabilizojnë humorin tonë dhe për këtë arsye duhet të jetë gjithçka private. Dhe megjithatë unë kam mësuar të mos u jap peshë ligësisë së të tjerëve, e shmang rrezikun gjithmonë. Kjo quhet dashuri për veten”, ka shkruar Stramare në profilin e saj në Instagram./ h.ll/albeu.com