Vjen zëvendësuesi i Dwamenës, Egnatia prezanton sulmuesin nga Kosta Rika

Jurguens Montenegro është sulmuesi më i ri i Egnatias. Futbollisti është prezantuar ditën e sotme nga presidenti Agim Demrozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale rrogozhinasit njoftojnë që kanë arritur të nënshkruajnë një kontratë afatgjate me sulmuesin nga Kosta Rika.

Postimi i plotë

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë afatgjate me sulmuesin nga Costa Rica, Jurguens Montenegro.

Sulmuesi është prezantuar para mediave nga presidenti Agim Demrozi.

Emri: Jurguens
Mbiemri: Montenegro
Mosha: 13/12/2000
Kombësia: Costa Rica
Pozicioni: Sulmues

/panoramasport/

View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)